Behrami: Durimi po soset, protestat do të bëhen të pashmangshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Seanca u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa Kurti kërkoi kohë shtesë, me arsyetimin se ende nuk është arritur një marrëveshje për çështjen e presidentit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami ka akuzuar Kurtin se po e dëmton funksionimin e institucioneve.
“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në ‘Banana Republic’!”, ka shkruar ai.
Behrami ka paralajmëruar se protestat qytetare mund të jenë të pashmangshme.
“Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, ka deklaruar Behrami.



