Berisha: Do ta votoj presidentin kur të vijë koha
06 gusht 2026
| 10:51
Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit kur kjo çështje të vijë në rend dite në Kuvend.
Para nisjes së seancës konstituive, Berisha tha se për të është me rëndësi funksionimi i institucioneve.
“Për mua ka rëndësi që të funksionojë shteti. Jam për edhe për presidentin, s’kam asnjë pengesë me askënd”, ka deklaruar Berisha.
Deputetët kanë hyrë në sallën e Kuvendit për seancën konstituive, e cila ishte paraparë të niste në orën 10:00.



