Tahiri për kërkesën e Kurtit për kohë shtesë: Pse nuk ke folur me njerëzit, ke pasur kohë?

06 gusht 2026 | 12:11

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Tahiri ka thënë se Kurti ka pasur mjaftueshëm kohë për të zhvilluar bisedime me partitë politike, duke e akuzuar se po e zvarrit procesin me qëllim.

“Me datën 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme dhe sot, kur është dashur që institucionet e Kosovës të konstituohen dhe të zgjidhet kryetari i Kuvendit së bashku me kryesinë, del kryetari i Vetëvendosjes dhe thotë se na duhet ende kohë. Pse more burrë nuk ke folur me njerëzit, ke pasur kohë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se Aleanca ka gjashtë kërkesa, të cilat, sipas tij, janë të njohura tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë…