Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore
21 shtator 2026
| 14:28
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar të rinjtë dhe qytetarët e kësaj komune që protestuan sot kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku ka deklaruar se protesta ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve, të cilët, sipas tij, nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie.
“Faleminderit rinisë dhe qytetarëve të Skenderajt të cilët sot dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë për krerët e UÇK-së në Hagë. Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie. JO në emrin tim!”, ka shkruar Lushtaku.



