Hoti: LDK-ja ka vullnet për krijimin e institucioneve, por me shantazh për zgjedhje nuk arrihet asgjë

07 gusht 2026 | 12:23

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është duke i përcjellë qëndrimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes gjatë seancës konstituive dhe deklaratat e tyre të sotme.

Hoti ka deklaruar se partia e tij ka treguar vullnet për të ndihmuar në krijimin e institucioneve, por sipas tij, kjo nuk mund të arrihet përmes presionit për zgjedhje të jashtëzakonshme nga Vetëvendosja.

“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka miratuar dy ndryshime të rëndësishme në rregulloren e…