Rodri i thotë ‘po’ Barçës? Nisin negociatat me Manchester Cityn
07 gusht 2026
| 10:03
Barcelona ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e Rodrit nga Manchester City, në një lëvizje që mund të jetë ndër më të bujshmet e kësaj merkatoje.
Sipas Fabrizio Romanos, mesfushori spanjoll ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv Deco dhe trajnerin Hansi Flick, duke i dhënë dritën jeshile klubit katalanas për të vazhduar negociatat.
Barcelona i ka paraqitur tashmë ofertën agjentit të lojtarit, ndërsa ka vendosur kontaktet e para edhe me Manchester Cityn për të diskutuar kushtet e transferimit.
Tani mbetet të shihet nëse dy klubet do të arrijnë një marrëveshje, me dëshirën e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës që mund të luajë rol të rëndësishëm në negociata.



