Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës

08 gusht 2026 | 21:04

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin e luftës me të cilën po përballet Ukraina.

Por, megjithatë, shton Bushati, presidenti ukrainas, mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit që udhëheq ai në Evropën Lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën, përcjell Gazeta Express.

‘’Vizita e Volodymyr Zelenskyy në 🇷🇸 duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraian. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e 🇺🇦 në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina’’, ka shkruar Bushati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ish-deputeti, Ismet…