Kurti thotë se Time Kadriaj e ka goditur me vezë në “sako” dhe “pantallona”, e trajton si sakrificë të tij për Republikën

08 gusht 2026 | 13:30

Kurti tha se vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi Avni Dehari dhe se ajo përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Ai theksoi se për të, çështjet tjera janë dytësore në raport me arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e cila ka filluar, por përfundon kur zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët; aty do ta ketë një nënkryetar VV, PDK, LDK, pakica joserbe dhe Lista Serbe. Për mua të gjitha çështjet janë të dorës së dytë ose të tretë krahasuar me marrëveshjen që duan. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, unë jam këtu për Republikën e Kosovës. Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonat e kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj, në mënyrë që të ulen, të bisedojmë bashkë e të dialogojmë – jam i lumtur ta paguaj këtë çmim”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë…