Arsenali ia vë syrin Yildizit

09 gusht 2026 | 12:18

Arsenali po përgatit një lëvizje për yllin e Juventusit, Kenan Yildiz.

Sipas La Stampa, londinezët kanë kthyer vëmendjen te mesfushori ofensiv turk pas rinovimit të kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin.

Juventusi është i gatshëm të marrë në konsideratë shitjen e Yildizit, por vetëm nëse në Torino mbërrin një ofertë dukshëm mbi 86 milionë funte.

Arsenali e sheh 21-vjeçarin si një prej objektivave kryesorë për repartin ofensiv dhe po përgatitet të bëjë lëvizjen e tij.

Mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do të jenë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Juventusi për talentin turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka…