Polonia shpallet kampione e Evropës në volejboll
Polonia është shpallur kampione e Evropës në volejboll për meshkuj, pasi mposhti Francën 3-1 në finalen e zhvilluar në “Unipol Forum” të Milanos.
Skuadra e drejtuar nga Nikola Grbiq konfirmoi titullin e fituar në vitin 2023 në Romë, duke siguruar trofeun kontinental për herë të tretë në histori.
Finalja ishte spektakolare dhe tejet e luftuar, veçanërisht në setin e parë, të cilin polakët e fituan 31-29.
Polonia dominoi edhe setin e dytë, duke triumfuar 25-19 dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit.
Franca reagoi në setin e tretë dhe fitoi 25-20, duke rihapur sfidën.
Megjithatë, polakët nuk lejuan surpriza dhe mbyllën ndeshjen në setin e katërt me rezultatin 25-16.
Leon dhe Lemanski ishin ndër protagonistët kryesorë të suksesit polak, ndërsa Semeniuk dhe Boladz kontribuuan në momentet vendimtare.
Franca, kampione olimpike në fuqi, u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë.
Ndërkohë, medaljen e bronztë e fitoi Finlanda, që mposhti Slloveninë 3-0 në ndeshjen për vendin e tretë.
Për Poloninë, triumfi në Milano konfirmon dominimin e saj në volejbollin evropian dhe shton një tjetër trofe të rëndësishëm në historinë e kombëtares.



