Messi kthehet në Rosario të Argjentinës me zemër të thyer pas humbjes së babait

09 gusht 2026 | 11:15

Lionel Messi po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e tij, pasi babai i tij, Jorge Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare pas problemeve shëndetësore.

Pas lajmit tragjik, Messi ka udhëtuar drejt Rosario, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo, dhe fëmijët e tyre. Pamjet e mbërritjes së familjes së yllit argjentinas në qytetin e tij të lindjes janë bërë publike nga mediat.

Jorge Messi ka qenë një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme në karrierën e djalit të tij. Përveç rolit si baba, ai ishte edhe agjenti i Lionel Messit dhe e ka menaxhuar karrierën e tij që nga vitet e para, duke qenë pranë tij gjatë rrugëtimit nga Rosario drejt majave të futbollit botëror.

Lajmi për vdekjen e Jorge Messit vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore për të, ndërsa familja kishte kërkuar më herët respekt dhe privatësi lidhur me gjendjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të fundit për presidentin…