Rrahmani dhe Napoli me marrëveshje për rinovimin e kontratës

28 shtator 2026 | 12:09

Napoli ka arritur marrëveshje me Amir Rrahmanin për rinovimin e kontratës, ndërsa ka mbetur vetëm konfirmimi zyrtar i vazhdimit të bashkëpunimit mes palëve.

Është bërë me dije se mbrojtësi nga Kosova  është pajtuar me kushtet e ofruara nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke pranuar ta vazhdojë kontratën aktuale, e cila i skadon vitin e ardhshëm, edhe për dy vjet të tjera.

Me rinovimin e kontratës, Rrahmani do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit deri në verën e vitit 2029, ndërsa do të ketë një pagë vjetore prej 3.8 milionë eurosh në sezon.

Ky veprim është një sinjal i qartë se Rrahmani bën pjesë në planet e ekipit nga Serie A, me të cilin ka fituar dy tituj të kampionit të Italisë.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020, ndërsa edhe këtë sezon vazhdon të jetë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, duke regjistruar 540 minuta lojë në të gjitha garat.

Po ashtu, kjo marrëveshje vjen si përgjigje ndaj spekulimeve të fundit se Rrahmani mund të transferohej në Angli, Turqi apo Arabinë Saudite, pasi kishte pasur interesim për shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lionel Messi vazhdon të mahnisë edhe në moshën 39-vjeçare. Ylli…