Morata mund të përfundojë në ShBA

09 gusht 2026 | 14:16

Atlanta United ka përgatitur një lëvizje për të transferuar sulmuesin spanjoll Alvaro Morata nga Como.

Sipas Mundo Deportivo, klubi i MLS-së ka kthyer vëmendjen te Morata pasi Romelu Lukaku zgjodhi transferimin në Turqi.

Megjithatë, transferimi nuk është i sigurt. Morata mund ta refuzojë ofertën e Atlanta United nëse trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, llogarit në të për sezonin e ri.

Vendimi për të ardhmen e sulmuesit spanjoll pritet të varet në një masë të madhe nga planet e Fàbregasit dhe roli që ai do t’i ofrojë Moratas në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera e karakterizuar nga valë të njëpasnjëshme të të nxehtit…