Vdiq veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi

09 gusht 2026 | 08:18

Ka ndërruar jetë pas trajtimit jashtë vendit Musli Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.

Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës gjatë luftës së UÇK-së.

“Musliu ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe do të kujtohet me respekt për kontributin e tij. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. U prehsh në paqe, Musli. Kujtimi për ty do të mbetet gjithmonë në mesin tonë. Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Omani ka bërë të ditur se po zhvillohen bisedime pozitive…