Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur ‘vetmeveti’ dhe nuk ka bërë asgjë

10 gusht 2026 | 12:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, është shprehur se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë një figurë vetëm sa për “sy e faqe”.

Haliti ka vlerësuar se aktualisht nuk po gjendet një figurë konsensuale për president apo presidente, e cila do t’i afronte partitë politike.

“Presidentja e kaluar ka qenë figurë që ka folur vetmeveti dhe nuk ka bërë asgjë. Edhe sot nuk e kemi një njeri që i përafron partitë politike dhe i cili punon në këtë drejtim”, është shprehur Xhavit Haliti në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.

I pyetur nëse në PDK ka figura që mund ta kryejnë detyrën e presidentit, Haliti ka thënë se partia ka persona të rëndësishëm, por sipas tij, ata nuk do të votoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne kemi figura të rëndësishme, por dihet që nuk votohen nga LV-ja”, është shprehur Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka…