9 ditë rresht: Edhe sonte Prishtina ngre zërin për çlirimtarët
24 shtator 2026
| 12:06
Protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të zhvillohet edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Organizatori i kësaj proteste, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta ka hyrë në ditën e nëntë dhe do të mbahet nga ora 21:00.
Qytetarët janë ngritur njëzëri për të kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).




