Kurti nuk tregon se kur do të thirret vazhdimi i seancës

10 gusht 2026 | 11:34

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka treguar se kur do të thirret për herë të tretë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Pas Konferencës së Ambasadorëve, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Kurti është shprehur se për këtë temë do të flasë një herë tjetër.

“Jemi te Konferenca e Ambasadorëve tani, për gjëra të tjera herë të tjera”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë dhënë një tjetër sinjal…