Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim

10 gusht 2026 | 12:37

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një videoje nga ambientet e Kuvendit, Tahiri është shprehur se seanca është dashur të vazhdojë, por deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë.

“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, është shprehur Tahiri.

Ai është shprehur se institucioni është bosh dhe pa aktivitet.

“Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka asnjë lëvizje të vetme. Mund ta shihni vetë se si është situata në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka theksuar se Kuvendi duhet ta ushtrojë funksionin e tij dhe të nisë punën.

“Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet, për ta filluar punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, ka përfunduar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qumështorja “Vita”, pasi ka prezantuar disa analiza të marra nga…