Gjyqtarit Genc Nuza i besohet ndeshja e Ligës së Konferencës
11 gusht 2026
| 14:08
UEFA vazhdon t’i besojë gjyqtarëve kosovarë për ndarje të drejtësisë në ‘tapetet’ ndërkombëtare.
Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ilves – Rijeka.
Kjo ndeshje i takon rrethit të tretë kualifikues të UEFA Conference League, që zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës.
Atij do t’i asistojnë Lumturije Muhadri dhe Alban Ejupi, gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti, ndërsa në rolin e AVAR do të jetë Mentor Ajeti.




