Abrashi: Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse PDK-ja pranon ofertën e Kurtit
12 gusht 2026
| 16:57
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar pas përplasjeve në Kuvend, duke përsëritur ofertën e LV-së ndaj PDK-së për postin e kryetarit të Kuvendit.
Abrashi ka përmendur Vlora Çitakun si kandidate të mundshme për këtë pozitë, nëse kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pranon ofertën e Albin Kurtit.
“PDK-ja e fiton kryeparlamentarin vetëm dhe vetëm që të mos e bllokojë zgjedhjen e presidentit të ri”, ka shkruar Abrashi.



