Deliu-Kodra: Nuk mund të ketë normalitet derisa të thirret seanca
12 gusht 2026
| 14:56
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje LV-së që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Ajo ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë përpjekjet për rikthimin e rendit kushtetues në vend.
“PDK-ja siç e kemi thënë tash e sa do të vazhdojë që të bëjë përpjekjen e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.
“Nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar që të thirret seanca dhe të konstituohet Kuvendi.
“Sot domosdoshmëri është që të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës, të konstituohet Kuvendi e të mos vazhdojnë me lojëra dhe me zhvillime që i pamë edhe sot”, ka thënë Deliu-Kodra.



