Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, po mungon pozicioni i qartë e i fortë i LDK-së
12 gusht 2026
| 14:19
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, duke reaguar lidhur me tensionet në Kuvend, ka thënë se situata “po shkon drejt përplasjeve fizike”.
Në një postim në “Facebook”, Gashi ka vlerësuar se, “në këtë moment kritik”, po mungon “një pozicionim i qartë dhe i fortë” i LDK-së.
“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon. Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së. Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, ka shkruar Gashi.



