Gruda: Kosova është në anarki të plotë, po bllokohen institucionet

12 gusht 2026 | 12:21

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër situatën aktuale politike në vend, duke deklaruar se Kosova ndodhet në një gjendje të “anarkisë së plotë”.

Gruda ka thënë se institucionet e Kosovës janë të bllokuara dhe se, sipas tij, edhe Kushtetuta është “suspenduar”.

Ai ka kritikuar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, duke pretenduar se ai nuk po e thërret seancën plenare për shkak të ndikimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Avni Dehari nuk e thërret seancën plenare, sepse është në diktatin e Albin Kurtit”, ka deklaruar Gruda.

Deputeti i PDK-së ka akuzuar më tej se synimi është vazhdimi i bllokimit institucional të vendit.

“Plani është i njëjtë: bllokimi i institucioneve të Kosovës dhe bllokimi i Kosovës”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aelancës, Besnik Tahiri, ka thënë se sot kanë…