Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, të mos ketë të drejtë për poste publike apo Kuvend për pesë mandate

12 gusht 2026 | 17:05

Lidhur me aktualitetin politik, kryetari i Drenasit ,Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Kushtetuesja duhet të hedhë poshtë çdo mandat të deleguar, nga 7 gushti e këndej”.

“Të sanksionojë uzurpatorët e posteve dhe përgjegjësive që nuk ju takojnë dhe të marrë përsipër organizimin e zgjedhjeve të reja”.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme

Çfarë po presin deputetë e Kuvendit që urgjent nuk e dërgojnë kërkesën për saktësimin e sanksioneve ndaj të gjithë atyre që e shkaktuan situatën kushtetuese që ndodhet Kosova. Për shkeljen e Kushtetutës, ka fajtorë.

Është shkelur jo vetëm Kushtetuta dhe afati nga vendimi i Kushtetueses, por po cenohet seriozisht rendi kushtetues e demokratik, nuk është ftuar seanca, edhe pse është obligim kushtetues përmbyllja e seancës. Edhe për shkeljen e këtyre afateve ka fajtorë.

Cili ka legjitimitet aktualisht ta ftojë seancën dhe cilat janë sanksionet për atë që nuk e thërret seancën për përmbylljen e Konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për bindjen time, Kushtetuesja duhet të hedhë poshtë çdo mandat të deleguar, nga 7 Gushti e këndej. Të sanksionojë uzurpatorët e posteve dhe përgjegjësive që nuk ju takojnë dhe të marrë përsipër organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije, nuk do të duhej të ketë të drejtë të kandidojë as në postet publike e as për Kuvendin e Republikës për pesë mandatet e ardhme.

Mjaft me paudhësi, Kosova as qytetarët nuk ua kanë borxh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për përplasjet e…