PSG – Aston Villa, dueli i Superkupës së Evropës

12 gusht 2026 | 13:40

Pasi e fitoi dy herë rresht Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germaini synon ta fitojë për herë të dytë edhe trofeun e Superkupës së Evropës.

Në ndeshjen për Superkupë, PSG-ja takohet me Aston Villan, sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Red Bull Arena” në Salzburg të Austrisë.

Parisi, i drejtuar nga Luis Enrique, vlerësohet favorit në ndeshjen që sjell trofe.

Në ndeshjen për Superkupë të Evropës, Parisi paraqitet si fitues i Ligës së Kampionëve, garës elitare evropiane për klube të futbollit.

PSG-ja e fitoi Superkupën vjet, ndërsa është edhe kampion i Francës kurse para duelit zyrtar me Aston Villan, zhvilloi vetëm dy miqësore, u mposht 3:0 nga Mallorca dhe barazoi 1:1 me Manchester Unitedin.

Në anën tjetër, Aston Villa ka pasur gjashtë ndeshje miqësore dhe në ndeshjen e Superkupës paraqitet si fituese e Ligës së Evropës.

Superkupën e Evropës, Aston Villa e kishte fituar në vitin 1982 kurse sezonin e shkuar përfundoi në vendin e katërt në Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar…