“Ramushi është legjendë”, Kadrijaj reagon pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatimin e Haradinajt

12 gusht 2026 | 20:50

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj ka kritikuar pushtetin, duke e lidhur këtë deklaratë me, siç është shprehur ajo, nxitjen e militantëve kundër luftës dhe komandantëve të saj.

“Shifni ku ka arrit çmenduria e pushtetit, si i ka ushqy militantët kundër luftës dhe komandantëve të luftës. Po ju del boja kadal-kadal”, ka shkruar Kadrijaj, transmeton Periskopi.

Në fund, deputetja shtoi: “Ramushi është legjendë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur…