Sala Jashari, polemika me Haxhiun: Çfarë i pret të rinjtë pas fakultetit? S’ka ‘qetësi!’ (video)
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka pasur polemika me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Polemikat kanë ndodhur në prani të të rinjve nga Kosova dhe diaspora, të cilët ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Jashari i ka kërkuar Haxhiut të tregojë se çfarë të ardhme i pret të rinjtë në Kosovë pas përfundimit të fakultetit.
“Qysh sillet një Ushtruese e Detyrës me një deputete të re? Më fal, tregoju të rinjve se kur e kryejnë fakultetin, çfarë të ardhme kanë në Kosovë?”, ka thënë Jashari.
Më tej, Jashari i është përgjigjur Haxhiut lidhur me kërkesën për qetësi gjatë debatit në sallë.
“Nuk ka ‘qetësi’”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, në atë që besohet se ishte përgjigje ndaj kërkesës së Haxhiut për “qetësi”.



