Sekuestrohen rreth 3 kg marihuanë, vetura dhe telefona celularë

12 gusht 2026 | 08:53

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), sot ka lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete të dyshuara me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

“Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur pajisjen zyrtare (armën e zjarrit)”, njofton policia.

Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar; 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

“Për të gjitha veprimet operative lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore dërgohen në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka…