Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplasej me LV-në: Mos më prek se ndahesh keq
12 gusht 2026
| 13:06
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është penguar nga pjesëtarët e sigurimit derisa po përplasej me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit.
Musliu i është drejtuar sigurimit duke i thënë: “Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq”.
Në sallën e Kuvendit, ku dyert janë hapur për vizitorë nga diaspora dhe të rinjtë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka vazhduar përplasja mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së.
Deputetët e PDK-së kanë shkuar në sallë për të kërkuar thirrjen dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.



