Latifi komenton zhvillimet gjeopolitike: Secili komb po kujdeset për veten, përveç shqiptarëve

26 shtator 2026 | 12:16

Analisti politik dhe profesori i filiozofisë politike, Blerim Latifi, ka komentuar ngjarjet e javës, duke nisur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, takimi i Trump me Xi Jiping dhe zhvillimet rreth luftës në Ukrainë e emigrantët.

Latifi thotë se tashmë po shihet se është koha e asaj që Ian Bremmer e ka përshkruar si kohë kur secili komb duhet të kujdeset për veten.

Sipas profesorit kosovar, vetëm shqiptarët janë të pa shqetësuar nga kambana e kësaj gjendjeje të re gjeopolitike meqë janë shurdhuar nga zhurma e interesave partiake.

Reagimi i plotë:

Këto ditë, dy ngjarje ishin lajmet kryesore në botë: fjalimet e liderëve shtetërorë në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe vizita e liderit kinez në Ëashington.

Fjalimet në foltoren e OKB-së do të harrohen ende pa u kthyer delegacionet në vendet e tyre, ndërsa takimi i Trumpit me liderin kinez do të përcaktojë dinamikat e mëtejshme të zhvillimeve globale.

Pritja madhështore që iu bë liderit kinez nga Trumpi flet qartë se interesat kryesore amerikane janë tashmë të përqendruara në marrëdhëniet me Kinën.

Europa nuk është më prioritet amerikan. Historia po zhvendoset drejt horizontit kinez.

Ndërkohë, Europa nuk e ka të sigurt nëse do t’ia dalë me tri sfidat që do të përcaktojnë fatin e saj: sfidën e luftës Rusi–Ukrainë, sfidën e miliona emigrantëve brenda saj që nuk duan të ëesternizohen dhe mekanizmat vetëbllokues të vendimmarrjes në BE.

Kjo është koha që, siç thotë Ian Bremmer, secili komb duhet të kujdeset për veten.

Kambanat e kësaj kohe po dëgjohen gjithandej botës. Vetëm në veshët e shqiptarëve jo. Sepse veshët e tyre janë shurdhuar nga zhurma e interesave partiake.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Platforma Liria Ka Emër ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen…