Trumpi: ShBA-ja ka ‘kontrollin absolut’ mbi Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë. “Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit tani. Ata nuk e kanë kontrollin. Ne e kemi kontrollin. Ne e zotërojmë atë”, ka deklaruar Trumpi para gazetarëve.
Ai ka thënë se nuk i beson Iranit dhe ka paralajmëruar një reagim të ashpër nëse Teherani përpiqet ta sfidojë ShBA-në. “Unë nuk i besoj Iranit. Ata më kanë gënjyer vazhdimisht”, ka thënë Trumpi, duke shtuar se nëse Irani ndërmerr ndonjë veprim kundër ShBA-së, “do të shkatërrohet”.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të tensionit në përplasjen ShBA – Iran, ndërsa çështja e rihapjes së saj për lundrim vazhdon të jetë pjesë e negociatave.



