Diferenca financiare enorme, klubet e promovuara në Premierligë shpenzojnë më shumë se pjesa tjetër e Evropës
Diferenca financiare mes Premierligës dhe katër ligave të tjera elitare të Evropës është e jashtëzakonshme. Sipas shifrave deri më 12 gusht, klubet e promovuara në Premierligë kanë shpenzuar plot 290.6 milionë funte në merkaton e kësaj vere. Ipswich Town kryeson me rreth 143.6 milionë funte të shpenzuara, i ndjekur nga Coventry me 93.8 milionë dhe Hull City me 53.8 milionë funte.
Në Serinë A, klubet e promovuara kanë shpenzuar gjithsej 51.2 milionë funte. Venezia ka investuar 38.1 milionë, Monza 7.8 milionë dhe Frosinone 5.3 milionë funte.
Në La Liga, klubet e promovuara kanë shpenzuar 30.3 milionë funte. Deportivo ka shpenzuar 22.6 milionë, Racing Santander 7.4 milionë, ndërsa Málaga vetëm 300 mijë funte.
Në Bundesliga shpenzimet arrijnë në 13.1 milionë funte. Elversberg ka investuar 9 milionë, Schalke 2.3 milionë dhe Paderborn 1.8 milion funte.
Ndërsa në Ligën 1, klubet e promovuara kanë shpenzuar vetëm 1.5 milion funte, të gjitha nga Troyes, ndërsa Le Mans nuk ka shpenzuar asnjë cent.
Në total, klubet e promovuara nga Seria A, La Liga, Bundesliga dhe Liga 1 kanë shpenzuar rreth 96.1 milionë funte.
Kjo do të thotë se vetëm klubet e promovuara në Premierë Ligë kanë shpenzuar rreth 194.5 milionë funte më shumë se klubet e promovuara nga katër ligat e tjera së bashku.
Pra, klubet e sapopromovuara në Premierë Ligë kanë shpenzuar pothuajse tri herë më shumë se klubet e promovuara nga katër ligat e tjera të mëdha evropiane të kombinuara. Shifrat tregojnë edhe një herë fuqinë financiare të Premierë Ligës dhe hendekun e madh ekonomik që ekziston mes futbollit anglez dhe pjesës tjetër të elitës evropiane.



