Doku me kontratë të re te City

13 gusht 2026 | 13:39

Futbollisti belg, Jeremy Doku ka vazhduar bashkëpunimin me Manchester Cityn, ka njoftuar klubi anglez të enjten.

Doku ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare, e cila do të mbajë te skuadra e Cityt deri në verën e vitit 2031.

Sulmuesi i krahut iu bashkua ekipit anglez në vitin 2023 nga Rennesi i Francës dhe deri më tani ka regjistruar 131 paraqitje për Cityn, duke shënuar 22 gola.

24-vjeçari është shprehur tejet i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Cityn, duke thënë se tifozët ishin një arsye e madhe që vendosi të mbetet në ekip edhe për pesë vjet të tjera.

Gjithashtu, Doku ka folur edhe për trajnerin e Cityt, Enzo Maresca duke e vlerësuar lartë punën e teknikut italian që në këtë post ka zëvendësuar Pep Guardiolan.

Me fanellën e Cityt, belgu Doku ka fituar pesë trofe deri më tani, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një njoftimi ka bërë të…