Feronikeli ’74 transferon portierin ukrainas Artem Odyntsov
13 gusht 2026
| 16:44
Feronikeli ’74 ka transferuar portierin ukrainas Artem Odyntsov.
25-vjeçari është prezantuar sot nga drejtori i klubit, Lapidar Lladrovci.
Odyntsov është 195 centimetra i gjatë dhe karrierën e ka nisur në Ukrainë. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për klubet hungareze Kisvárda dhe Diósgyőr.
Para se t’i bashkohej ekipit moldav Zimbru Chișinău, Odyntsov ka qenë pjesë edhe e Andijonit të Uzbekistanit.



