Lutfi Haziri: Salla e Kuvendit nuk duhet të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje

13 gusht 2026 | 19:17

Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç ka thënë, shndërrimin e sallës plenare në “zallamahi”.

Haziri ka deklaruar se salla e Kuvendit të Republikës nuk duhet të kthehet në një hapësirë ku dëgjohen sharje dhe thirrje për vrasje.

“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi! Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje”, ka shkruar Haziri në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Hazirit:

E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!

Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.

Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!

Gjithçka për Republikën🇽🇰. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.

Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.

Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

Kur ofrohesh për bashkëpunim e nuk të pranohet, atëherë jemi shtyrë në shkaktim të proceseve të reja. Proceseve politike e jo zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani, tash deputete e Kuvendit të Kosovës, ka…