Atletico bllokon transferimin e Alvarezit te Barcelona, Arsenali favorit

14 gusht 2026 | 10:17

Atletico Madridi ka marrë një qëndrim të qartë për të ardhmen e Julian Alvarez, duke bërë me dije se nuk do ta lejojë transferimin e sulmuesit argjentinas te Barcelona.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri Diego Simeone ka zhvilluar një bisedë me Alvarezim për situatën e tij, ndërsa drejtuesit e klubit madrilen mbeten të vendosur që të mos e përforcojnë një rival të drejtpërdrejtë në La Liga.

Megjithatë, Atletico thuhet se do të ishte i gatshëm të shqyrtonte një ofertë për Alvarezit nëse destinacioni i tij do të ishte një klub jashtë Spanjës.

Në këtë situatë, Arsenal ka nisur të shihet si favorit në garën për sulmuesin 26-vjeçar, i cili mbetet një prej objektivave kryesorë në merkaton e kësaj vere.

Barcelona vazhdon ta ndjekë situatën, por qëndrimi i prerë i Atlético Madridit e ka komplikuar ndjeshëm mundësinë e një transferimi të Alvarezit në Camp Nou. Raportime të fundit sugjerojnë se klubi madrilen nuk dëshiron ta shesë lojtarin, pavarësisht interesimit të katalanasve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët duke u shfaqur me një…