Ronaldo sqarohet me selektorin Jorge Jesus, te Portugalia rikthehet qetësia

30 shtator 2026 | 14:45

Në Kombëtaren e Portugalisë është rikthyer qetësia pas situatës së krijuar pas ndeshjes me Norvegjinë.

Portugalia ka fituar 2:1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve, ndeshje në të cilën Cristiano Ronaldo nuk është aktivizuar fare, gjë që ka shkaktuar polemika.

Ronaldo ka qenë i pakënaqur me vendimin e selektorit Jorge Jesus dhe është larguar drejt dhomës së zhveshjes menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Si pasojë e kësaj, Ronaldo nuk ka marrë pjesë as në seancën stërvitore të Portugalisë të martën, duke krijuar një situatë tensioni në prag të duelit me Danimarkën.

Megjithatë, Ronaldo është sqaruar me selektorin Jesus dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kreut të Federatës Portugeze të Futbollit, i cili kishte udhëtuar drejt Kopenhagës.

Pas sqarimit mes dyshes, te Portugalia është rikthyer qetësia dhe gjithçka është gati për duelin e së enjtes, në të cilin Ronaldo pritet të ketë minuta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Atmosfera në kampin e Kosovës duket e qetë në prag…