Atletico Madridi gjen zëvendësuesin e Alvarezit, kushton 25 milionë euro
01 tetor 2026
| 14:47
Jonathan David po bind te Atletico Madridi dhe klubi spanjoll po mendon seriozisht ta blejë përfundimisht sulmuesin kanadez nga Juventusi.
Marrëveshja e huazimit përfshin një opsion blerjeje prej 25 milionë eurosh.
26-vjeçari ka shënuar në tri ndeshjet e fundit ndaj Real Sociedadit, Osasunës dhe Real Madridit, duke ndryshuar menjëherë situatën e tij në Madrid.
Sipas mediave spanjolle, Atletico po e sheh Davidin edhe si një zgjidhje të mundshme në rast të largimit të Julian Alvarez, për të cilin klubi kërkon 150 milionë euro.



