Ronaldos i merret numri 7 te Portugalia

01 tetor 2026 | 12:51

Rafael Leao do të veshë fanellën me numër 7 në ndeshjen e Portugalisë kundër Danimarkës pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ndeshja Danimarkë – Portugali luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon Grupit A4 të Ligës së Kombeve.

Leao mbante numrin 17 në ndeshjet kundër Uellsit dhe Norvegjisë.

Por sonte do ta bartë fanellën me numrin 7, që për shumë vjet e mban Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë u largua nga grumbullimi të mërkurën pasi nuk është ndarë i kënaqur me trajtimin nga përzgjedhësi Jorge Jesus, pasi ai kishte folur për mungesën e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do…