Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Ky është versioni i gazetarit Edu Aguirre!

01 tetor 2026 | 11:18

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus, ndërsa në qendër të situatës thuhet se qëndron një episod gjatë ndeshjes së fundit dhe një premtim i bërë në një takim privat.

Sipas gazetarit spanjoll Edu Aguirre, në një takim mes Cristiano Ronaldos, presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit dhe trajnerit Jorge Jesus, ky i fundit i ka kërkuar falje Ronaldos për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën gjatë ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Jorge Jesus i kishte kërkuar Ronaldos falje për faktin se e kishte dërguar për rreth 30 minuta në nxehje, por më pas nuk e kishte aktivizuar. Trajneri, gjithashtu, raportohet se i kishte premtuar sulmuesit se do të kërkonte publikisht falje dhe do të pranonte se kishte bërë një gabim gjatë konferencës për shtyp.

Megjithatë, sipas pretendimit të Aguirres, Jesus nuk e ka mbajtur këtë premtim. Deklaratat e tij publike pas ndeshjes, sipas gazetarit, kanë qenë ndryshe nga ajo që ishte diskutuar në takimin privat.

Kjo situatë thuhet se e ka zemëruar ndjeshëm Ronaldon, i cili, sipas Aguirres, është ndier i tradhtuar nga trajneri.

“Cristiano ndihet i tradhtuar”, ka deklaruar Aguirre, duke përshkruar reagimin e kapitenit portugez pas asaj që pretendohet se ka ndodhur mes palëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka…