‘Pa shenja presioni’, mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes

30 shtator 2026 | 14:40

Atmosfera në kampin e Kosovës duket e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.

Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar kohën e lirë për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.

Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.

Sipas mediumit, këto pamje japin përshtypjen e një atmosfere të qetë në kampin e Kosovës, me futbollistët që duken të çliruar nga presioni para një ndeshjeje që mund të ketë rëndësi të madhe.

“Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, ka shkruar One, duke e interpretuar këtë si tregues të besimit në kampin kosovar para përballjes me Izraelin.

Në anën tjetër, situata te kundërshtari është ndryshe. Izraeli vjen pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion për duelin ndaj Kosovës.

Mbetet të shihet nëse qetësia e treguar jashtë fushës do të reflektohet edhe në paraqitjen e Kosovës në “Nagyerdei Stadium”, ku të enjten pritet të zhvillohet përballja me Izraelin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka kritikuar ashpër…