Ramadani: Dita e 9-të e bllokadës, LV-ja ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, në një postim në “Facebook”, të titulluar “Dita e 9-të e bllokadës”, ka deklaruar se “derisa Kuvendi, përkatësisht Kosova, është thelluar në bllokadën e re, investimet e huaja direkte janë temë e harruar”.
Ramadani është shprehur se “askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet. Kompanitë e mëdha evropiane e botërore po hapin degët e tyre në rajonin tonë, por jo në Kosovë. Fqinjët na janë larguar tashmë disafish në nivelin e ekonomisë, vetëm ne kemi mbetur në stagnim, rrjedhimisht në dobësim”.
Ramadani ka shkruar se “Vetëvendosje ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Kështu ka bllokuar Qeverinë e re, për të cilën Kuvendi do të mbante kontrollin dhe do të kërkonte përgjegjësi e llogaridhënie për politikat e saj”.



