Ish-deputeti i VV-së me kritika: Ata që morën besimin ta udhëheqin vendin, nuk po e kuptojnë se nuk duhet ta bllokojnë

17 gusht 2026 | 17:18

Ish-deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi, ka shkruar në lidhje me ngecjen e vendit në vend, pas zgjedhjeve dhe moskonstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht institucioneve të vendit që dalin prej tij.

Ai ndër të tjera është shprehur se, “Se ata që e morën besimin që ta udhëheqin vendin, nuk po e kuptojnë se janë të obliguar të angazhohen që t’i ndërtojnë institucionet e jo ta bllokojnë formimin e tyre, tani më është evidente.”

E plotë:

Shtëpia me inati nuk mbahet

Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës.

Ka kaluar shumë kohë që Kosova është bërë sy e vesh, qytetarët po presin me padurim marrëveshjen që është dashur të arrihet kaherë, nga ata që e fituan besimin e qytetarëve që ta udhëheqin vendin.

Vendi nuk udhëhiqet duke e bllokuar atë, as duke u munduar që njëra palë ta mund palën tjetrën.

Se Kosova pa institucione stabile, jo vetëm se nuk fiton por humb jashtëzakonisht shumë, këtë e din pothuajse të gjithë.

Se ata që e morën besimin që ta udhëheqin vendin, nuk po e kuptojnë se janë të obliguar të angazhohen që t’i ndërtojnë institucionet e jo ta bllokojnë formimin e tyre, tani më është evidente.

Se a mund të arrihet marrëveshja, për ndërtimin e institucioneve, me akuza të ndërsjella e pa u ulë me gjet zgjidhje? Përgjigjen e kemi nxjerrë nga përvoja e dy viteve të fundit.

Ajo që duhet bërë, e ka thënë shkurt e qartë, këto ditë në një postim, ish ministri Armend Meha, ai përveç tjerash thotë: “…duhet të dimë të ulemi në një tryezë, të flasim, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë rrugën e përbashkët …” Atë që e tha Armendi po e kërkon populli.

Siç po shihet dalja nga kriza është e thjeshtë. Por as gjërat e thjeshta nuk mund të arrihen kur mungon vullneti.

Vullneti mungon jo se udhëheqësit nuk e duan Kosovën, por se inatin dhe lakminë i kanë më të mëdha se vullnetin.

Populli nga përvoja e tij e gjatë e ka mësuar se: “Shpia me inati nuk mahet, se e kojtmja të korit, besa edhe të fikë”.

Ata që e duan Kosovën duhet t’i lënë anash edhe lakminë edhe inatet, sepse asgjë më e madhe sa dashuria për Kosovën nuk bënë të jetë.

Vendit i duhet një marrëveshje nga e cila fiton Kosova.

Kur është në pyetje interesi i Kosova, jemi të obliguar të gjithë bashkë të jemi.

Ata që nuk mund të bëhen bashkë, për hir të interesave të Kosovës, nuk e kanë vendin në parinë e Kosovës.

Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës.

As inatet, as lakmia por marrëveshja është zgjidhja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Diant Ramaj nuk do të jetë pjesë e Borussia…