Ramaj huazohet sërish te Copenhageni

17 gusht 2026 | 15:24

Portieri Diant Ramaj nuk do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit për sezonin 2026/27, pasi është huazuar sërish te skuadra daneze e Copenhagenit. Ramaj është larguar nga klubi gjerman në formë huazimi, ndërsa me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Huazimi i tij te Copenhageni tashmë është zyrtarizuar nga Dortmundi. Për 24-vjeçarin kjo është rikthimi i dytë te skuadra elitare daneze, pasi edhe në pjesën e dytë të sezonit 2024/25 ishte i huazuar te Copenhageni.

Gjatë asaj periudhe, Ramaj ndihmoi skuadrën daneze të fitonte titullin e kampionit dhe Kupën. Sezonin e kaluar, portieri ishte i huazuar te skuadra e Bundesligës, Heidenheim, ndërsa huazimi te Copenhageni është i treti që prej transferimit të tij te Dortmundi. Ramaj iu bashkua Borussia Dortmundit në shkurt të vitit 2025 nga Ajaxi, për shumën prej 7 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së…