Syla: Nëse vendimi në Hagë merret mbi prova, krerët e UÇK-së do të kthehen të pafajshëm

17 gusht 2026 | 15:22

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka folur për procesin gjyqësor në Hagë dhe vendimin që pritet të merret më 16 shtator ndaj katër krerëve të UÇK-së.

Syla, në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se, sipas tij, Gjykata Speciale ka vepruar politikisht dhe jo mbi prova e fakte.

Ai ka thënë se, nëse vendimi merret bazuar në prova, pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të pafajshëm në Kosovë.

“ Kjo është njëra prej dëshmive që neve na dëshmon më së miri se kjo gjykatë është politike. Pra, vepron politikisht, por asnjëherë nuk vepron mbi prova, mbi fakte. Sepse po të kishte funksionuar mbi prova, mbi fakte, bashkëluftëtarët tanë sot nuk do të ishin atje… Në qoftë se do të merret ndonjë vendim politik, ka me qenë vendim negativ për vendin tonë, për UÇK-në apo për krejt popullin tonë. Por, në qoftë se do të merret ndonjë vendim mbi fakte e prova, këto prova që i përmendi edhe bashkëluftëtari ynë Bujari, ne e dimë që bashkëluftëtarët këtu do të kthehen të pafajshëm”, ka thënë Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ngadalësimi në maj dhe një përmirësimi në qershor,…