Takohen Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Takimi mes dy liderëve politikë vjen në një periudhë kur në skenën politike pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme institucionale. Ndër temat kryesore të diskutimit pritet të jetë zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës, proces për të cilin institucionet duhet të sigurojnë përmbushjen e procedurave kushtetuese brenda afateve të përcaktuara.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 gushti, çka e bën këtë çështje një nga temat më të rëndësishme të zhvillimeve aktuale politike.Përveç zgjedhjes së presidentit, në takim pritet të diskutohet edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen, çështje kjo që vazhdon të jetë pjesë e debatit politik në vend.
Zhvillimet e mëtejshme pritet të japin më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e takimit dhe qëndrimet e dy subjekteve politike për çështjet e diskutuara.



