‘Jo në emrin tim’ kërkesë deputetëve: Thirrni seancë të jashtëzakonshme, votojeni ligjin
‘Jo në emrin tim’, ka reaguar pas aksionit që e kanë zhvilluar te Kuvendi, duke thënë se pas 18 ditësh protestë, kërkesa e tyre tash i drejtohet deputetëve.
Në postim thuhet edhe se, Ligji për Specialen duhet të shqyrtohet në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve që të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.
Postimi:
Sot, aksioni ynë u zhvendos para Kuvendit të Kosovës.
Pas 18 ditësh protestë, kërkesa jonë tash i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve.
Ligji duhet të shqyrtohet në Kuvend.
U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.
Bashkë me ne janë fëmijë të dëshmorëve dhe të rinj nga e gjithë Kosova.
Para Kuvendit vendosëm edhe banerin me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit.
Rregullorja e Kuvendit përcakton se një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga 1/3 e deputetëve.
THIRRENI SEANCËN.
VOTOJENI LIGJIN.
#kosovë



