Zjarr i madh në Vlorë
17 gusht 2026
| 08:34
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë mbrëmjes së së dielës një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë të Vlorës.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë dhe errësira po e vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Topchannel bën me dije se situata po monitorohet.



