Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës

02 tetor 2026 | 16:02

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti ka vlerësuar “zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe rezultatet konkrete që kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës”.

Në takim është diskutuar për vazhdimin e këtij momentumi dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me theks të veçantë në Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe në fusha si infrastruktura, teknologjia dhe energjia. Është diskutuar gjithashtu për rrugën evropiane dhe proceset integruese.

ZKM-ja ka thënë se Kurti në këtë takim ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.

“Kurti i uroi ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga partitë parlamentare…