Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit është më i bukur!
19 gusht 2026
| 16:30
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar bashkëshorten e tij, profesoreshën Remzie Shahini Hoxhaj, me rastin e 50-vjetorit të lindjes.
Hoxhaj ka publikuar një fotografi me bashkëshorten në “Instagram”, duke i shprehur asaj urimet dhe mirënjohjen për jetën e përbashkët dhe familjen e tyre.
“50 vjet jetë. 50 vjet bukuri. Dhe çfarë fati që këtë 50-vjetor ta festoj me shpirtin tim binjak, me mbretëreshën time. Faleminderit për shtëpinë që e bëre vatër dashurie dhe për fëmijët që i rrite me kaq shumë zemër. Me ty, çdo vit është më i bukur se ai që lamë pas. Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime, dashuria ime, krenaria ime”, ka shkruar Hoxhaj.



